Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Grabovci dhe të tjerët dënohen me kusht për aferën “Pronto”
Gjykata e Apelit, ka marrë vendim për rastin e njohur si “Pronto”, ku përfshihen si të akuzuar ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ish-ministri Besim Beqaj, ish-deputeti Zenun Pajaziti dhe të tjerë.
Të akuzuarit Adem Grabovi dhe Ilhami Gashi janë gjetur fajtorë për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.
Adem Grabovcit i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetëve.
Edhe Ilhami Gashit i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se ai nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 vjetëve.
Njësoj, edhe Sadat Gashi është dënuar, 8 muaj, por dënimi nuk do te ekzekutohet.
Personat e tjerë të përfshirë në aferë në kët aferë janë shpallur të lirë.