Wednesday, January 26, 2022

Hoti zotohet të kryesojë dialogun – themelon ekip ekspertësh

Pavarësisht propozim aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryeministri Avdullah Hoti tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër.

Këto komente, Hoti i bëri në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ku ai tha se është duke punuar për një ekip shtetëror për dialogun, të cilin do ta kryesojë vet kryeministri.

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha kryeministri Hoti. Në këtë mbledhje u votua për formimin e “Këshillit të Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por nuk u përmendën emrat e tyre.

Gjatë javës së tretë të korrikut, pritet që nën kryesimin e presidentit francëz, Emanuel Macron dhe asistimit të Angela Merkel, të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisment -

Lexoni