Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Regjistrohen edhe 113 raste me Covid-19 në Kosovë
Nga 266 mostrat e testuara, 113 kanë rezultuar të jenë pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për respektimin e masave dhe rekomandimeve antikoronavirus.
Një thirrje e veçantë bëhet që qytetarët të bartin maskat.