Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Zhegrova largohet nga FC Basel – rikthehet në Genk
Edon Zhegrova do të rikthehet te Genku në Belgjikë pasi klubi zviceran, Basel, ku ai ishte i huazuar, nuk ka shfrytëzuar opsionin për ta transferuar.
Në një njoftim të Baselit bëhet e ditur se opsioni për blerjen e Zhegrovës ka skaduar në mars dhe nuk e ka shfrytëzuar, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçari ishte huazuar te Baseli në shkurt të 2019-s dhe fitoi Kupën e Zvicrës. Genku kishte kërkuar 3.5 milionë franga zvicerane për shërbimet e Zhegrovës.