Saturday, June 25, 2022

Abbott: Institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për emërimin në pozitat e larta drejtuese.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott tha se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe, të përzgjedhur në mënyrë transparente dhe në baza meritore.

“Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi me kryeministrin Avdullah Hoti, për vazhdimin e projektit tonë për rekrutimet”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës.

“Dështimi i proceseve të rekrutimit, dhe emërimet që nuk bazohen në merita, do të nënkuptonin dështim për Kosovën dhe institucionet e saj”, tha ai.

- Advertisment -

Lexoni