Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Bie nga rimorkio – humb jetën një fëmijë në Mamushë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamushë, ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht, duke rënë nga rimorkio e traktorit.
Sipas raportit të Policisë, një person derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë, me ç’rast ka humbur jetën.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtaret dërgohet në emergjence ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.