Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
REGJISTROHEN EDHE 73 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 73 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka mbërrijtur në 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, janë shëruar edhe 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.
Edhe kësaj radhe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve duke vendosur me shkronja të mëdha: BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!