Wednesday, June 29, 2022

Hoti shprehet i gatshëm për dialog me Serbinë dhe kundër zhbërjes së speciales

Kryeministri Avdullah Hoti po realizon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Pas takimit me homologun e tij Edi Rama, ai deklaroi se u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, duke caktuar edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Hoti nga Tirana njoftoi se priten tri projekte të rëndësishme, siç është porti i Durrësit, hekurudhat dhe projekti për energji elektrike.

“Falënderoj për mirëpritjen vëllazërore. Besoj që tani kemi kaluar në terma praktik të bashkëpunimit ndërmjet nesh. Do të rregullojmë në mbledhjen e ardhshme projektet”.

“Porti i Durrësit është projekti i ardhshëm për mallrat që hyjnë nga Kosova. Do të zgjedhim këtë problem, po ashtu edhe për furnizim me energji elektrike për Kosovën, si dhe projekti për hekurudha. Në këtë vit mund të gjenden fonde për nisjen e projektit”.

I pari i Qeverisë deklaroi se është i gatshëm për rifillim të dialogut, më qëllimin e vetëm, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton EO.

“Jam i gatshëm të takohem me z.Grenell për të rifilluar dialogun me qëllim të njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”.

Hoti ka deklaruar tani për tani Qeveria është stabile dhe se Hashim Thaçi mban pozitën e presidentit.

Por, nëse tha ai se presidenti jep dorëheqje, koalicioni qeverisës do të gjejnë zgjidhjen për vendin.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile presidenti ka mandat. Nëse presidenti jep dorëheqje, Do të ulemi për te gjetur zgjidhje për vendin”, tha ai.

Kur është pyetur edhe për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale, tha se është e drejtë elementare e çdo njeriu për të protestuar ndërsa nuk do të merren veprime për t’i penguar organet e drejtësisë.

“E drejta për protestë është e drejtë elementare, por ne gjithashtu siç kemi treguar në të kaluarën kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare, edhe kësaj radhe do të sillemi njësojë siç kërkojnë organet e rendit dhe drejtësisë. Nuk është e udhës të bëhen veprime për t’i penguar organet e drejtësisë por për t’u përballur me to”, tha ai.

- Advertisment -

Lexoni