Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

KONFIRMOHEN 114 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmon se nga 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren 114 kanë rezultuar pozitive duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 3.178.
Sot, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296. Ndërkaq numri i të vdekurve të infektuar me Covid-19 është gjithsej 58 persona të cilët kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.
IKSHPK lajmëron se BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE dhe apelon te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.