
Shkon në 58, numri i vdekjeve me COVID-19 në Kosovë
Ndonëse kohët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk i ka publikuar rastet e vdekjeve, siç e bënte në fillim të pandemisë, sot ka konfirmuar se në total, ka arritur në 58 numri i vdekjeve me Covid-19.
Në njoftimin e së premtes të IKSHPK-së shkruan se ata kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, sipas njoftimit.
Të enjten mbrëma, IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.
Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja, 114 janë janë konfirmuar të premten.
Të shëruar ndërkaq, të premten janë regjistruar 117 pacientë.