Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci i quan “gropa septike” politikanët e VV-së dhe publicistët që si pëlqen
Ish-deputeti dhe zëvendësministri i PDK-së, Gani Koci, i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.
“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci të premten në mëngjes në Facebook.

Më pas, ky status i është fshirë, por Koci ka shkruar tjetrin, duke e vërtetuar atë që kishte shkruar më herët.