Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka arsye për shtyrje të bisedimeve
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se është reale vendosja e bashkëpunimit më stabil ekonomik ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe se ky është qëllim i arritshëm, i cili do të sillte shpejt rezultate konkrete.
“Ky bashkëpunim do të forconte besimin ndërmjet dy palëve dhe do të çonte edhe në avancimin e bashkëpunimit në fusha tjera. Mbase arritja e pajtimit të vërtetë ndërmjet Beogradit e Prishtinës e kemi shumë afër. Nuk ka arsye për shtyrje të mëtejme”, ka thënë Godfrey për revistën “Cord”.
I pyetur se a ekziston ideja që të arrihet shpejt ndonjë marrëveshje ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Godfrey është përgjigjur: “Pse jo”.
“Mua më duket se është krejtësisht reale që përfaqësuesit e dy palëve dëshirojnë të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme, e cila do të përmirësonte jetët e qytetarëve dhe do të sillte stabilitet në regjion. Vazhdimi i tensioneve pengon mundësinë për rritje të mëtejme dhe avancim të të gjithëve në regjon”, ka porositur Godfrey.
Ai ka theksuar se dialogu i Beogradit e Prishtinës nuk është çështje partiake dhe se nuk pret ndryshime në qëndrimin e ShBA-ve pas zgjedhjeve të nëntorit.