Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

EDHE 178 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Ka vazhduar rritja e numri të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, pozitive me COVID-19 kanë dalë 178 raste.
Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.
IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të bartin maska.