Maqedonia e Veriut vijon të ketë një bilanc të rëndë ditor nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1296 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 147 persona.
Shumica e të infektuarve të rinj janë zbuluar në Shkup, 64 raste.
Orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, teksa shumica kishin edhe sëmundje tjera. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.
Në total janë 334 persona që kanë humbur betejën me koronavirusin e ri në këtë vend.
Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 111 pacientë.
Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 3611 raste aktive me Covid-19.