Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Mijëra kosovarë mësyjnë bregdetin e Shqipërisë
Radha e automjeteve në rrugën e kombit ishte kilometrike mëngjesin e kësaj të shtune .
Mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.
Në Morinë policia kufitare punon me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.
Destinacionet më të preferuara për kosovarët mbeten Durrësi dhe Shëngjini.
Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh hyrë në Shqipëri.
Shtimi i rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.