Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Osmani e Kosnett ngritin flamurin amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së (Video)
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett kanë ngritur flaumirin amerikan, për të nderuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
“Për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, vendit me të cilin ne i ndajmë të njëjtat vlera dhe jetojmë në paqe të qëndrueshme e në miqësi të përhershme, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, shkëlqesinë e tij, z. Philip S. Kosnett, ngritëm flamurin e SHBA-ve, në shenjë falënderimi e respekti ndaj popullit amerikan dhe demokracisë amerikane”, ka thënë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
“Vlerat e popullit amerikan, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm”, ka theksuar kryetarja e Kuvendit, Osmani.
SHBA në Kosovë gëzon një respekt të veçantë për shkak të ndihmës, mbështetjes dhe rolin kryesor në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia.