
Plazhet publike nuk kanë kushte, pushuesit në Vlorë ankohen për papastërti
Fundjava ka rikthyer qytetarët drejt bregdetit, duke shfrytëzuar hapësirat e lira publike.
Familjarë dhe pensionistë në zonën e Vlorës thonë se plazhet publike nuk kanë kushte, ndaj dhe bashkia sipas tyre duhet të investojë më shumë në shërbimet e domosdoshme.
Por kur bëhet fjalë për pastërtinë pushuesit janë të gjithë në një mendje. Ata kërkojnë që vija bregdetare të pastrohet çdo ditë.
Edhe kjo fundjavë në bregdetin e Vlorës ka pritur qindra pushues vendas, por edhe nga Kosova.