Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Veseli kërkon anulimin e protestës së organizatave të dala nga lufta
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar për 9 korrik nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe ish të Burgosurve Politikë.
Këto organizata kishin paralajmëruar protestën gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specalizuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një videoje në Facebook, Veseli, i cili mund të përballet së shpejti me një proces në Hagë, nëse i vërtetohet aktakuza, i ka falënderuar bashkëluftëtarët për mbështetje, teksa ka thënë se në kohë pandemisë shqetësimi është për jetën e qytetarëve.
“Nuk dua që për jetën time të rrezikohet asnjë jetë. Sepse, ky edhe ishte qëllimi i luftës sonë. Të jetojmë të lirë, pa u rrezikuar asnjë jetë. Jeta e secilit vlen. Prandaj, me mirëkuptimin më të madh, dhe kërkesën më të sinqertë, i lus bashkëluftëtarët e mi dhe të gjithë qytetarët që ta anulojnë këtë protestë”, ka thënë ndër tjerash ai.