Saturday, June 25, 2022

Ahmeti i reagon Qeverisë: Do të duhej të na informonin paraprakisht për masat

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth masave të Qeverisë për kthimin e kufizimit të lëvizjes dhe masave të tjera.

Ai thotë se do të ishte mirë të njoftoheshin më herët, e jo 6 orë para se ato masa të hyjnë në fuqi.

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, ka shkruar Ahmeti.

Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh. #kosova

Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, 5 July 2020

Qeveria Hoti ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja prej orës 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt e Vushtrrisë.

E gjithashtu do të ketë masa edhe për sektorin e gastronomisë.

“Do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaëay’”, ka thënë Hoti.

- Advertisment -

Lexoni