Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Pesë persona të vdekur me COVID-19 në Kosovë, shkon numri në 71
Edhe pesë persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burimet kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.
Ka shkuar në 71 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.
Forca të shtuara policore, janë vërejtur sot në Klinikën Infektive, pas raportimeve për vdekjet e reja dhe disa problemeve me aparaturat e oksigjenit.
