Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

EDHE 152 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Janë regjistruar edhe 152 raste të reja më COVID-19 në Kosovë. Këto raste janë rezultat i 324 testeve të kryera.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 3.508, nga 25.245 teste të kryera në total. Deri më tani janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thotë IKSHPK.
Ndërkohë, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.
IKSHPK bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat, duke i lutur sidomos të bartin maskat, ruajnë distancën dhe të evitojnë tubimet në numër të madh të njerëzve.