Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Grimcat radioaktive qarkullojnë mbi Evropë, ende nuk u dihet burimi
Estonia, Finlanda e Suedia kanë detektuar grimcat javën e kaluar, por theksohet se përqendrimet e tyre janë jashtëzakonisht të ulëta.
Grimcat radioaktive të shënuara në Evropën veriore javën e kaluar me gjasë janë emetuar nga rektorë nuklearë, por ende nuk është zbuluar burimi i tyre, ka bërë të ditur të premten Organizata ndërkombëtare për energji atomike (IAEA) me seli në Vjenë.
Vendet e regjionit të cilat kanë reaktorë, duke përfshirë edhe Rusinë, tash për tash po e demantojnë të kenë të bëjnë me radioaktivitetin.
Nivelet e shtuara pak të ceziumit e ruteniumit “kanë qenë shumë të ulëta dhe nuk kanë paraqitur rrezik për shëndetin e njerëzve e të mjedisit”, ka bërë të ditur agjencia.
IAEA thekson se emisone të tilla mund të shfaqen për shkak të punës se reaktorit dhe mirëmbajtjes së tij.
Estonia, Finlanda e Suedia kanë detektuar grimca të tilla javën e kaluar.
Aleksi Mattila, udhëheqës i laboratorit të Finlandës për siguri rrezatimi e nukleare (STUK), po ashtu ka thënë se emisione të tilla mund të jenë rezultat i punës së rëndomtë të centraleve.
“Këtë rëndom e zbulojmë njëherë a dy në vit, prandaj edhe rasti i tanishëm nuk është i parëndomtë”, ka thënë Mattila për DPA-në.
Organizata ndërkombëtare për ndalimin e provave bërthamore (CTBTO) nga Vjena po ashtu po e përcjell lëvizjen e grimcave përgjatë Evropës së veriut dhe ka bërë hartën e cila mbulon disa shtete, nga të cilat kanë mundur të përhapen grimcat radioaktive.