Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Karnavalet e Korçës në pandemi, maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe (Foto)
Festa e karnavaleve ka rizgjuar qytetin e Korçës. Ndonëse me kujdes të shtuar prej pandemisë, për të 13-in vit radhazi, fantazitë e njerëzve u shpalosën mes kostumeve shumëngjyrëshe që satirizojnë të përditshmen e qytetërimit.
Grupe me personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, njerëz me maska e kostume, kanë parakaluar në pikat kryesore të qytetit si “Mitropoliti”, “Pazari i Vjetër”, “Bulevard Republika”, “Parku Rinia” dhe te tjera.
Fabulës mbas çdo personazhi i mungoi parada, grumbullimi masiv dhe prurja e madhe e korçarëve për ta shijuar perfomancat. Megjithatë, një zgjidhje e hijshme është gjetur për të ruajtur atmosferën edhe mes rretheve të distancuara.
“Shkrepe karnaval” është kjo motoja e kësaj feste që fton këdo të bëhen pjesë me anë të fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale.
Në këtë festë pagane të veçantë nuk mund të mungonte një veshje me karakter amerikan, në kuadër të 4 korrikut, festës së pavarësisë së Amerikës.
Pavarësisht se nuk pati masivitetin e përvitshëm, kjo ditë kremtimi çel dyert e mundësive për turizëm në qytetin e Korçës.








