Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Masat e reja anti-Covid hyjnë në fuqi të hënën – Reagojnë gastronomët
Kryeministri, Avdullah Hoti hoqi të gjitha dilemat sa i përket hyrjes në fuqi të masave të reja kundër CoVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruajti se masat e reja hyjnë në fuqi nga nesër.
“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, shkroi kryeministri Hoti.
Qeveria e Kosovës, mori vendim për mbylljen e të gjitha lokaleve të gastronomisë prej orës 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Sipas vendimit të ri, jashtë këtij intervali kohor, lokalet e gastronomisë do të mund të shërbejnë vetëm në ambientet e hapura dhe me shërbimin “Take Aëay” (Merre me vete).
Hoti po ashtu tha se do të kufizohet lëvizja në qytetet me numrin më të madh të të infektuarve si në: Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri, prej orës 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Në kuadër të masave të reja, Qeveria do të vendos të përgjysmojë numrin e autobusëve të transportit publik.
Kryeministri Hoti tha poashtu se në institucione do të punohet vetëm me staf të domosdoshëm (esencial), i cili do të përcaktohet me rregullore se kush llogaritet staf i tillë.
Ai tha se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.
Reagojnë gastronomët
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë në lidhje me masat e vëna si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Në këtë reagim thuhet se e kuptojnë se lojë me jetë njerëzish s’ka, por që duhet të lejohet as dallime të bëhet në mënyrat si ka qenë deri tani.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë në lidhje me masat e vëna si pasojë e përhapjes së COVID-19.
Në këtë reagim thuhet se e kuptojnë se lojë me jetë njerëzish s’ka, por që duhet të lejohet as dallime të bëhet në mënyrat si ka qenë deri tani.
“Duke parë zhvillimet e fundit ne vendin tonë si dhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovë ku sot pritet të merren masa shtesë ose kufizime në zonat e prekura me shumë me virusin COVID-19. Ne jemi te vetëdijshëm se lojë me jetë njerëzish nuk ka mirpo s’duhet të lejohet as dallime të bëhen në mënyrat si kanë qenë deri me tani…”
Kjo shoqatë i ka quajtur anti-njerëzore masat e marra deri me tani nga qeveria.
“Shtrohet pyetja se a është përhap virusi deri sot në lokalet që janë hapur pas lirimit masave a ka dëshmi, pastaj jemi dëshmitarë të asaj që masat e marra deri me sot janë anti-njerëzore dhe anti kushtetuese..nëse propozohet për masa shtesë apo hapa te tillë atëherë ndoshta kishte me qenë e rrugës që çdo shërbim në vend të mbyllet për një kohë të caktuar të merren masa shtesë për kujdes dhe ruajte nga virusi pastaj do duhej të mbyllen të gjitha me përjashtim të atyre esenciale të shqyrtohet edhe liria e lëvizjes si masë për parandalim të pandemisë”, thuhet më tej.
“Nëse punohet, punojmë të gjitha sektorët ose të mbyllen të gjitha. Ndjejmë keqardhje për te infektuarit dhe viktimat si dhe shprehim ngushëllime familjareve te tyre. Lutemi për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja…”