Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Haxhi Shala braktisë Limajn i bashkohet Haradinajt
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, tha Haradinaj.
Me Haxhi Shalën partia e Haradinajt do të ketë 14 deputetë, ndërsa Nisma do të mbetet vetëm me 3 deputetë.
Vota e Haxhi Shalës ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Shkaku i saj Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese presidentin Hashim Thaçi.