Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Jeni banorë të Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit apo Vushtrrisë – vetëm në këto raste mund të dilni pas orës 21
Nëse jeni banorë të Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit apo Vushtrrisë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës ju mund të dilni jshtë shtëpisë apo banesës suaj, vetëm në rastet e përcaktuara me vendim.
Bazuar në masat e reja, është thënë se nga shtëpia pas orës 21:00 mund të dilet vetëm në këto raste
– Në raste urgjente shëndetësore;
–Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;
–Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;
–Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;
–Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).