Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Kinë: Një bari infektohet me murtajën e njohur si “vdekja e zezë”
Autoritetet në veri të Kinës, në rajonin e Mongolisë kanë lëshuar paralajmërimin për një epidemi të mundshme, pasi një banor lokal është diagnostifikuar me murtajë bubonike.
Murtaja bubonike njihet si “vdekja e zezë” dhe është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori të njerëzimit, që ka mbytur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të.
Rasti me murtajë bubonike në Kinë ka nxitur frikë për shpërthimin e një vale të re të virusit, pas shumë muajve betejë të ashpër me coronavirusin.
Një spital në qytetin Bayan Nur, ka alarmuar autoritetet lokale se një pacient mund të jetë prekur nga “vdekja e zezë”.
Me të parë se çfarë po ndodh qeveria ka ngritur nivelin tre të gatishmërisë, me qëllim që të mund ta ketë më të lehtë ta kontrolloj epideminë nëse vie deri të shpërthimi i saj.
Mediat kineze raportojnë se pacienti i dyshuar me murtajë bubonike është një bari, të cilit ende nuk i është zbuluar identiteti.
ÇKA ËSHTË MURTAJA – VDEKJA E ZEZË
Murtaja ose “vdekja e zezë”, siç njihet ndryshe, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat qe mbijetojne ne trupin e minjve dhe ne prani kalojne edhe tek njeriu.
Sipas studiuesve në Universitetin e Parisit, murtaja ose “Vdekja e Zezë” është paraqitur me 20 mars të vitit 1345. “Vdekja e Zezë” gjatë shekullit XIV kishte përfshirë Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë, duke lënë rreth 25 milionë të vdekur.
Përkundër asaj që pretenduan studiuesit e përmendur, tani dihet se murtaja bubonike, e njohur si Vdekja e Zezë, është shkaktuar nga bakteri yersinia pestis. Murtaja mbartet nga pleshtat që zakonisht bashkëjetonin me minjtë, për të kaluar nëpërmjet të tyre te gjitarët e tjerë pasi që kishte ngordhur miu. Ka shumë të ngjarë që së pari u shfaq te njerëzit në Mongoli rreth vitit 1320.
Një nga rrëfimet më burimore dhe gjithëpërfshirëse lidhur me “Vdekjen e Zezë” ndeshim në veprën monumentale të quajtur “Cronaca fiorentina di Marchionne di Coppo Stefani”. Autori i kronikës Di Coppo Stefani kishte mbijetuar murtajën në Firence dhe me besnikëri kishte ofruar njoftime për simptomat e saj, si dhe për ballafaqimin e qytetarëve në Firence me murtajën.