
Krasniqi: Jam kundër orës policore – Na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët
Publicisti i njohur kosovar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas fillimit tw zbatimit të gjobave e sanksioneve kundër atyre që nuk i zbatojnë vendimet anti-Covid.
“Jam kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit. Për mua nuk ka asnjë rëndësi a quhen Albin e Arben, apo Avdulalh e Amend, ata që e urdhërojnë”, ka shkruar ai.
“Edhe po të quheshin Kadri e Memli (Milazim Krasniqi babai i Memli Krasniqit), prapë njësoj do të isha kundër. Na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët, që kur mbaj mend”, thekson tutje Krasniqi.
Sipas tij, veç ideja e kufizimit të lirisë më torturon.
“Duhet edukim qytetar, mirëbesim, bindje, jo represion policor. Tash 20 vjet e keni hequr shqiptarinë nga arsimi publik dhe e keni hequr moralin nga sfera publike. E keni bërë vendin “hajdpark”, prandaj mos pritni respekt prej atyre që i keni tjetërsuar nga identiteti kombëtar e moral”, ka shkruar publicisti dhe kritiku i njohur Milazim Krasniqi.