
Policia në aksion kundër shkelësve të masave pas orës 21
Prej orës 21:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit.
Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës në rrugën “Fehmi Agani”, kanë ndaluar qytetarët të cilët janë parë duke frekuentuar në qytet, përkatësisht në kafiteri në atë pjesë të kryeqytetit.
RTV Dukagjini raporton se pjesëtarët e policisë kanë marrë letërnjoftimet e qytetarëve të cilët ishin në atë pjesë të kryeqytetit.
Kujtojmë se me vendimin e ri të qeverisë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.