Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel më 12 korrik
Bashkimi Evropian do të ndërmjetësojë të dielën më 12 korrik takimin e parë të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, që nga nëntori i vitit 2018.
Të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e shefit të politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
“Ky takim do të rifillojë diskutimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që do të trajtojë të gjitha çështjet e hapura”, tha ai.
Takimit të së dielës do t’i paraprijë një takim virtual të premten nën organizmin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel, që ishte planifikuar të jetë një takim i nivelit të lartë në Paris.
Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikaun pak ditë pasi që Porkurorira e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.