Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Vdes kompozitori i madh: Lamtumirë, Ennio Morricone
Ennio Morricone, kompozitor italian e dirigjent, ka vdekur në moshën 91-vjeçare
Gazeta Hollywood Reporter ka bërë të ditur se Morricone ka vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara pas thyerjes së ashtit të kofshës, pas rrëzimit javën e kaluar.
Ai është më i njohuri për nga muzika e filmave, ndërsa me cilësinë e tij ka marrë nofkën “Maestro”.
Në bashkëpunim me mikun e fëmijërisë, regjisorin Sergio Leone, ka lënë gjurmë të pashlyer në “uesternët shpagetë”, duke vënë kufij të rinj kur bëhet fjalë për muzikën e filmave.
Në çastin e vdekjes pranë tij ka qenë bashkëshortja Maria, ndërsa pas vetes ka lenë fëmijë e nipër.
Morricone do të varroset në rrethin familjar.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare Morricone ka bërë muzikën për filmat “Për një grusht dollarë”, “Na ishte njëherë në Amerikë”, “Malena”, “Të paprekshmit” e shumë të tjerë, ndërsa gjashtë herë ka qenë i nominuar për çmimin më të madh në fushë të kinemaografisë – Oscar.
Oscarin e nderit e ka fituar në vitin 2007 për kontributin e tij të konsideruar kinematografisë, ndërsa Oscarin, si fituesi më i vjetër, e ka marrë në vitin 2016 për muzikën për filmin “The Hateful Eight” të Quentin Tarantinos.
Morricone ka lindur në Romë, më 10 nëntor të vitit 1928 dhe ka ditur t’u bijë disa instrumenteve.