Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Zidane i kundërpërgjigjet Bartomeut: Me keni lodhur, Reali nuk fiton për shkak të VAR!
Zinedine reagon ashpër pas deklaratave të presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu se VAR-i po përdoret vetëm në favor të Realit të Madridit. Numri 1 i blaugranave nënvizoi se teknologjia në La Liga përdoret vetëm në episodet kur ekziston mundësia të jepet diçka në favor të Realit dhe në asnjë rast tjetër. Gjithsesi përgjigjia e Zidane pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos lidhur me këto deklarata të Bartomeut ka qenë e menjëhershme.
“Jam lodhur duke dëgjuar që ne fitojmë për shkak të arbitrave. Kjo nuk do të ndryshojë, por lojtarët meritojnë respekt. Askush nuk do të na shpërqendrojë nga objektivi ynë”, u shpreh Zidane, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Athletic Bilbao.