
Letër e 42 eurodeputetëve drejtuar presidentëve të Francës e Holandës për liberalizimin e vizave
Fillimisht i ishin drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel dhe së fundit edhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Grupi prej 42 eurodeputetëve po kërkon nga dy shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian që t’i japin driten e gjelbër liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ky grup prej 42 deputetëve të Parlamentit Evropianë kanë kërkuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Holanës, Mark Rutte, që të mos bëhen pengesë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmbajtjen e kësaj letreje e ka publikuar eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe thirrja përkon me vizitën në Paris të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian ju bëjmë thirrje të siguroni se çështja e kahmotshme e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të zgjidhet përfundimisht”, shkruan në këtë letër.
Nismat në Parlamentin e Evropian për liberalizimin e vizave janë përshëndetur edhe nga i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell.
Avdullah Hoti është takuar të martën në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, por sipas një komunikate për media, nuk përmendet çështja e liberalizimit të vizave.
Franca dhe Holanda janë aktualisht frenueset e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
