Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Osmani miraton kërkesën e Nagavcit, që Hoti të raportojë në Kuvend për pandeminë
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin Avdullah Hoti që të raportoj në Kuvend për gjendjen e krijuar me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
“Nisur nga gjendja e rëndë e krijuar pë shkak të menaxhimit katastrofal me Pandeminë COVID-19, pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci të miratuar në kryesi të Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesën që pa humbur kohë Avdullah Hoti duhet të vije për raportim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së”, thekson LVV.
Vetëvendosje konsideron se situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi. Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues.
“Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën”, thekson LVV.