Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

REGJISTROHEN EDHE 183 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Edhe 183 raste pozitive janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndëtësisë Publike në Kosovë.
Këto raste janë rezultat i testimit të 365 mostrave të marra nga Klinika Infektive.
Rastet e fundit pozitive janë nga komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 3.886, nga gjithsej 26.039 teste të kryera. Kurse me vdekje kanë përfunduar 82 raste, për të cilat thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese
Ndërkohë, janë shëruar 57 pacientë, duke e çuar numrin në total të personave të shëruar në 2.003 raste. Kurse raste aktive me COVID-19 jane edhe 1.801.