Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

EDHE 214 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Kosova ka shënuar rekordin me numrin e rasteve pozitive me COVID-19. Nga 413 testet e kryera, 214 raste kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 4.100, nga 26.425 persona të testuar. Përderisa me vdekje kanë përfunduar 86 raste. Kjo nënkupton se gjatë 24 orëve, 4 perdona kanë vdekur me Covid-19.
Ndërkohë janë shëruar 60 pacientë, duke e çuar numrin në 2.063 raste të shëruara, kurse raste aktive janë edhe 1.951.