Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Hoti: Presidentit Macron i kam prezantuar qëndrimin – Dialog me njohje reciproke
Kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thwnw se nw takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris kanë biseduar edhe për procesin e dialogut, përveç se kanë nënshkruar dy marrëveshje.
Hoti tha se ka hasur në mirëkuptimin e presidentit francez, kur biseduan për çështjen e dialogut dhe qëndrimet e Qeverisë, duke u shprehur se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit.
“Temë me rëndësi ka qenë edhe procesi i dialogut. Të premten mbahet Samiti i Parisit, i organizuar nga Presidneti Macron. Edhe nw takimin që e patëm kam treguar qartë për qëndrimin që kemi për dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndësishëm, që mbyll një çështje të hapur mes dy vendeve”, tha Hoti.
“Në detaje kam sqaru para presidnetit, dhe besoj që kisha mirëkuptimn e tij për pozicionin që kemi ne si Qeveri, që jemi të gatshëm që të hyjnë në procesin e dialogut, por për dialog që nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vende”, theksoi ai.
“Besoj është mirëkuptim i të gjitha palëve se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës, dhe i mundëson të dyja vendvee dhe regjionit përspektivë euro-atlantike”, tha Hoti.
“Jemi dakorduar bashkë me Presidnetin Macron që ne të shkëmbejmë informata btë dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të tregu se shtteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Do të punojmë shumë muajtë e ardhshmë për të nxitur rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve, përfshirë një forum të bizneseve që duhet të ndodh dikur në vjeshtë të këtij viti. E kam ftuar Macron në Kosovë dhe e ka pranu ftesën me kënaqësi, ka mbetur të caktojmë një kohë të përshtatshme për vizite”, tha Hoti.
Ai tha se ka nënshkruar dy marrëveshje mjaft të rëndësishme për vendin.
I kam nënshkru dy marrëveshje, njëra është për punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve në të dy vendet, dhe tjetra marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me të cilën sigurohet një prezencë shumë më e madhe e shtetit francez ne ekonomi, ne diplomaci, rend e ligj dhe të gjitha fushat me rëndësi në Kosovë”, u shpreh Hoti.