Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Në QKUK dhe 7 spitalet rajonale po trajtohen 270 pacientë me Covid-19
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bauar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.
Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.
Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 3 raste te vdekjeve me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të martën për 183 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në 3.886.
Nga 3,886 të prekur nga ky virus, 1,801 janë raste aktive, 2,003 të shëruar dhe 82 persona kanë humbur jetën.
Ndryshe, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit, marrë parasysh rritjen e rasteve të reja javët e fundit.