Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Osmani kërkon shkarkimin e Rakiçit dhe “kompanisë” së tij
Qëndrimet publike të Listës Serbe në të cilat bëhet thirrje që serbët e Kosovës të respektojnë vendimet e qeverisë së Serbisë dhe të Vuçiqit kanë nxitur reagimin e ashpër të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ajo tashmë ka filluar një iniciativë për të hartuar një deklaratë/Rezolutë në të cilën do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që të largojë nga qeveria ata që i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe diplomatike kundër Kosovës.
Osmani ka kërkuar që këtë iniciativë t’ia përkrahin të gjithë partitë politike në vend.
“U bëj thirrje të gjitha partive politike të më bashkohen në hartimin e një deklarim/rezolute ne të cilën ne i kërkojmë qeverisë të përjashtojë nga ekzekutivi të gjithë anëtarët të cilët i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe diplomatike kundër vendit tonë”, ka shkruar Osmani.