Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Platforma që ju japin mundësinë të mësoni falas
1. Coursera
Coursera është një prej siteve më të mira eLearning. Ka një eksperiencë 8-vjeçare dhe sot numëron mbi 5600 kurse. Ka një shumëllojshmëri kursesh falas dhe nëse doni në përfundim të një kursi mund të paguani vetëm për certifikatën, e cila mund të jetë një aset i mirë për CV-në tuaj. Fokusi i saj është më shumë në trajnimet profesionale. Për disa kurse mund t’ju kërkohet të abonoheni tek faqja e tyre.
2. EdX
EdX operon në mënyrë të ngjashme me Coursera-n. Ofron kurse falas dhe me pagesë. Është krijuar në 2012 nga Universiteti i Harvard-it dhe MIT.
3. Khan Academy
Kjo platformë është tërësisht falas. Është vendi i duhur për nxënësit e 9-vjeçares dhe gjimnazit që janë ende duke mësuar bazat e matematikës dhe algjebrës. Nëse ju pëlqejnë shkencat ekzakte është i duhuri për ju. Synimi i kësaj akademie është që nxënësit të ndihen të përgatitur dhe të gatshëm për të vazhduar universitetin pas gjimnazit. Mund t’jua sugjeroni fëmijëve pasi ka kurse pikërisht për ta.
4. Udemy
Udemy ofron kurse online nga profesionistë të fushës. Ndryshe nga platformat e tjera, këtu ekziston dhe mundësia për të bërë kurse të personalizuara. Ka një miksim mes kurseve falas dhe atyre me pagesë. Çmimet variojnë nga $10-200. Përgjatë vitit ofrohen ulje dhe oferta të ndryshme. Sot, platforma e krijuar në vitin 2009, numëron më shumë së 250.000 kurse. Në Udemy mund të përfitoni ulje $5 për çdo kurs, mundësuar nga Vodafone Albania. Gjithë çfarë të duhet të bëni është të regjistroheni në Udemy, të krijoni profilin tuaj dhe të vendosni kodin e kuponit të MORE.
5. MIT OpenCourseWare
Këtu do të gjeni kurse të fushave nga më të ndryshmet, por nëse po kërkoni të mësoni më shumë mbi shkencën, kompjuterat dhe inxhinierinë, atëherë jeni në vendin e duhur, pasi MIT është një universitet lider në këto fusha. Do mësoni kurrikulat të vetë Universitetit të Teknologjisë në Masaçusets me leksione, shënime leksionesh, detyra dhe provime.
6. TED Ed
Një tjetër destinacion për më shumë mësime të përgjithshme është Ted-Ed. Këto kurse janë të përbëra nga video, kryesisht të animuara dhe zgjasin jo më shumë se 10 minuta.