Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Thaçi udhëton të hënën për në Hagë, për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë të hënën për në Hagë, ku do të intervistohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte, pas publikimit të aktatkuzës së pretenduar ndaj tij.
Lajmin e ka konfirmuar vet Thaçi i cili ka shkruar në Facebook se do të udhëton për në Hagë, duke mrojtur me dinjitet luftën e UÇK-së.
“Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore”, ka shkruar Thaçi.
“Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit”, ka nënvizuar Presidenti i vendit.
“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, ka theksuar ai.
“Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në këtë adresim me shkrim të presidentit Thaçi.