Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
BE-ja e zhgënjyer me deputetët e Kosovës
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova u shpreh e zhgënjyer me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se mosmarrëveshjet politike po i privojnë qytetarët nga fondet dhe mbështeja e BE-së.
“E zhgënjyer thellësisht nga deputetët që nuk arritën të ratifikojnë edhe një herë tjetër marrëveshjet ndërkombëtare sot. Mosmarrëveshjet politike ndërmjet përfaqësuesve të popullit të Kosovës, po i privojnë qytetarët që të përfitojnë nga fondet dhe mbështetja ndërkombëtare dhe BE-ja”, shkroi Apostolova në Twitter.
Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi dështoi që t’i tarifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat siq u raportua, do t’i sillnin përfitime Kosovës deri në 253 milionë euro.