Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Dritat mahnitëse në hemisferën jugore
Shumica e njerëzve dinë për Dritat Veriore, por edhe hemisfera jugore ka dritat e saj të bukura të cilat përshkojnë qiellin.
Dritat Jugore dhe Veriore mund të shihen rreth poleve magnetike kur atmosfera e sipërme goditet nga grimca të ngarkuara energjike që udhëtojnë përgjatë vijave të fushës magnetike të Tokës. Kur ato elektrone energjike përplasen me gaze në atmosferë, ato lëshojnë dritë.
Ajo që i bën unike Dritat Jugore është se ato mund të shihen gjatë gjithë vitit. Megjithëse nuk errësohet deri në orën 21:00 ose 22:00, ja vlenë të qëndrosh më gjatë për të parë dritat mahnitëse që mbulojnë qiellin.



