Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Jovanoviq: Me protesta duan të ndalojnë mundësinë për marrëveshje me shqiptarët
Lideri i Lëvizjes liberale-demokratike të Serbisë (LDP) Çedomir Jovanoviq ka kritikuar demonstratat e dhunshme në Serbi, të cila po zgjasin që nga e marta.
“[…] po tentojnë të na ndalojnë në tentimin që të shfrytëzojmë ndoshta mundësinë e fundit dhe atë fat tonin të mbapshtë ta ndryshojmë nëpërmjet marrëveshjes me shqiptarët e Kosovës, marrëveshje me boshnjakët e malazezët, marrëveshjen tonë me të tjerët”, ka thënë Jovanoviq, ka shkruar në profilin e tij në Facebook kryetari i LDP-së.
Protestat, të cilat kanë filluar të martën në Beograd, pasi që kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar kthimin e masave me të ashpra për shkak të valës së dytë të virusit korona në Serbi, kanë vazhduar edhe mbrëmë në kryeqytetin e Serbisë dhe në disa qytete tjera. Vuçiq ka thënë se “nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel”.
Vuçiq sot udhëton në Paris, ku me homologun e tij francez, Emmanuel Macron pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërkohë më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.