Wednesday, January 26, 2022

Qeveria nuk e mbështet projektligjin e Vjosa Osmanit për pandeminë

Qeveria e Kosovës nuk e sheh të nevojshëm Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha në mbledhjen e qeverisë se nisma  legjislative e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për Projektligjin për pandeminë, nuk është i nevojshëm.

“E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për parandalimin e pandemisë Covid-19 me arsyetimin se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë”, tha Selmanaj.

Qeveria konsideron se Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik.

“Po ashtu vlerëson se angazhimet për rregullim ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë”, thotë Selmanaj.

Mendimi i qeverisë i është proceduar Kuvendit të Kosovës, me çka mbyllet diskutimi rreth nevojës së këtij ligji në qeveri, kurse Kuvendi mund të procedojë vet, nëse ka vota për miratimin e tij.  

- Advertisment -

Lexoni