Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Shënohen 8 vdekje dhe 207 raste të reja me COVID në Kosovë
Janë regjistruar edhe 8 vdekje të reja dhe 207 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë. Këto shifra, janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 4.307, nga 26.916 persona të testuar. Përderisa me vdekje kanë përfunduar 94 raste. Kjo nënkupton se gjatë 24 orëve, 8 perdona kanë vdekur me Covid-19.
Ndërkohë janë shëruar 32 pacientë, duke e çuar numrin në 2.095 raste të shëruara, kurse raste aktive janë edhe 2.118.