Monday, June 27, 2022

Shqipëri: Rreth 606 organizata fetare nuk dihet çfarë besimi ndjekin

Në Shqipëri janë 611 kulte dhe sekte fetare. Përpos 5 komuniteteve fetare që janë të regjistruara, 606 organizata të tjera po veprojnë pa ndonjë kontroll nga shteti, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.

Ligji shqiptar parashikon që këto organizata të regjistrohen vetëm në gjykatë dhe më pas ato nuk kanë asnjë detyrim për të deklaruar aktivitetin e tyre te institucionet shtetërore.

Dyshohet se këto sekte apo kulte mund të predikojnë praktika ekstreme apo duke orientuar besimtarët drejt sakrificave.

Pikërisht një nga këto sekte dyshohet se ka kontaktuar me familjen Josifi në Kombinat, duke predikuar tek gratë e familjes procesin e ringjalljes. Këto orientime kanë ndikuar që Anisa Josifi të nisë rreth 2 vjet më parë procesin e ringjalljes, duke hequr dorë nga ushqyerja.

Të njëjtën linjë ndoqi edhe nëna e saj, Zhaneta dhe e motra Blerta. Deri tani e mbijetuara e tragjedisë në Kombinat, Blerta Josifi, nuk ka thënë asnjë emër të sektit që i ishin bashkuar, por është shprehur se e mbajtën trupin e motrës të vdekur brenda në banesë, për shkak të besimit dhe vegimeve që kishte për ringjalljen.

Ka dyshime se mes kulteve që ndodhen në vendin tonë, ka edhe sekte që predikojnë ringjalljen, duke orientuar familjet në vetëvrasje.

Ndërkohë prokuroria ka marrë në dorë dosjen e ngjarjes horror në Kombinat.

Pjesë e hetimeve pritet të jenë edhe grupet fetare si Dëshmitarët e Jehovait, apo Kisha Ungjillore, ku mendohet se kanë predikuar më parë gratë e familjes Josifi.

- Advertisment -

Lexoni