Sot, Hoti e Vuçiq në samitin virtual franko-gjerman
Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Një samit virtual, pritet të mbahet sot përmes së cilit do të ketë përpjekje të vihen bazat e dialogut.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.