Serbia hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës për votimin në KiE, bllokon qindra prej tyre në
Edhe 3 raste të vdekjeve dhe 205 infektime të reja me Covid në Kosovë
Edhe 3 raste të vdekjeve me Covod-19 dhe 205 raste të reja të infektimeve me koronavirus, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga 388 testet e kryera, 205 raste kanë dalë pozitive me COVID-19, ka njoftuar IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.
Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë është 4.512, prej të cilave me vdekje kanë përfunduar 97 raste, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.