Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Liga e Kampionëve – Përballjet e radhës
Të premten në Nyon është hedhur shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Fituesi i përballjes mes Manchester Cityt e Real Madridit në çerekfinale do të takohet me fituesin e përballjes mes Juventusit e Lyonit.
Leipzigu në çerekfinale do të përballet me Atletico Madridin. Fituesi nga çifti Barceona – Napoli në çerekfinale e pret fituesin e çiftit Bayern Muenchen – Chelsea. Ndërkohë befasia Atlanta do të ndeshet me Paris Saint-Germainin.
Në gjysmëfinale mund të vijë te një përballje mes Real Madridit dhe Barcelonës, në rast se skuadrat e mëdha spanjolle arrijnë të kalojnë të dy pengesat që kanë para vetes.
Liga e Kampionëve është pezulluar në mesin e marsit shkaku i pandemisë COVID-19. Faza çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të luhen me nga një ndeshje. Ato do të luhen në Lisbonë. Çerekfinalet nga 12-15 gusht, gjysmëfinalet më 18 e 19 gusht. Dhe finalja më 23 gusht.